ardhme të dashurisë dhe arritën në disa rezultate befasuese.
Shkencëtarët zbuluan se meshkujve vetëm në raste të lidhjeve serioze u interesojnë detajet për ish-partnerët e femrës, ndërsa kur bëhet fjalë për aventurë, të gjitha këto të dhëna janë plotësisht të parëndësishme.
Psikologia Christine Stanik e pranon se edhe vetë ka qenë e befasuar me rezultatet e hulumtimit. “Nga ky hulumtim nuk doli ajo që kam pritur, pasi që personat të cilat i kanë lënë partnerët e tyre do t’ju duket shumë më tërheqëse të fillojnë lidhje të reja për shkak të dëshirës së tyre për rrezikim”, pohoi ajo.
Pra, hulumtimi tregoi rezultate krejt të kundërta. Psikologia Stanik parashikon që meshkujt që iniciojnë ndërprerjen e lidhjes tregojnë aftësinë e lindur prej udhëheqësi. Kësi meshkuj automatikisht i tërheqin femrat të cilat janë të lëna, pasi që kjo situatë iu premton që ata do të jenë ata që do ta kontrollojnë situatën.
Por, kur femra është ajo që e lë partnerin e saj, meshkujt e shohin si person shumë të mirë dhe arrijnë në përfundim se edhe ata mund t’i lënë. Meshkujt të cilët mblodhën shumë forcë që ta lënë partneren e tyre janë më atraktiv për femrat pasi që u garanton që partneri i tyre i ardhshëm nuk është më i interesuar për ish-të dashurën./yp
