nënkryetari i saj, Ahmet Isufi. Sipas tij, AAK nuk ka hyrë në kurrfarë pazare për ndarjen e pushtetit me PDK-në e Thaçit, shkruan sot “Zëri”.
Kurse vizita e një delegacioni të lartë të AAK-së në Hagë, nënvizon Isufi, është një vizitë rutine që zhvillohet sipas procedurave të Tribunalit, ku z.Ramush Haradinajn mund ta vizitojnë të afërmit apo miqtë, kolegët e tij.
Të gjitha shkrimet për një marrëveshje në parim në mes AAK-së dhe PDK-së Isufi i ka cilësuar si pjesë të spekulimeve dhe asgjë më tepër.
“Nuk ka lëvizje nga pozicioni i mëhershëm i AAK-së”, tha Isufi, duke ritheksuar se informacionet për përafrimin e AAK-së me PDK-në janë vetëm pjesë e shkrimeve mediale dhe asgjë më tepër.
Zyrtarë të AAK-së nuk u besojnë as analizave dhe paralajmërimeve se me koalicionin eventual me PDK-në, kjo parti politike do t’i humbiste disa nga figurat e saj, si Blerim Kuçi e Burim Ramadani. Një zyrtar i AAK-së tha se një formulë e tillë qeverisëse, e cila nuk është miratuar nga AAK-ja, eventualisht mund të supozohet se mund të lërë jashtë partisë Melihate Tërmkollin, Naim Rrustemin e Driton Talin, të cilët i janë bashkuar vonë AAK-së dhe kanë një lloj “konflikti konceptual” që të përfshihen në koalicion me PDK-në.
Mirëpo, përveç shkrimeve mediale, edhe dy zyrtarë të AAK-së, Naim Maloku dhe Haki Shatri nuk e kanë përjashtuar opsionin e koalicionit me PDK-në...
Në anën tjetër zyrtarë të PDK-së vazhdojnë të heshtin në lidhje me kompozimin e qeverisë së ardhshme.
Një zyrtar i lartë i PDK-së, i ka thënë “Zërit” në kushte anonimiteti se opsionet e kësaj partie nuk përqendrohen vetëm tek AAK-ja. Ai thotë se PDK-ja ka të siguruara në parim afro 20 vota nga pakicat. Ndërsa e pranon se me AKR-në e Behgjet Pacollit kanë dalë disa telashe, pasi që kjo parti nuk dëshiron koalicion PDK-AAK dhe AKR, por vetëm PDK-AKR./yp