e martë, 18 janar 2011

Parfumi i Michael Jackson, së shpejti në tregun botëror

Babai këngëtarit Michael Jackson pritet që të hedhë së shpejti në treg koleksionin e perfumeve dedikuar djalit
të tij, mbretit të pop muzikës. 

Joe Jackson ka bërë një marrëveshje me një kompani franceze për të krijuar parfumin për meshkuj dhe femra, të quajtur “Jackson’s Tribute” dhe “Jacskon’s Legend”. 

E vecanta e këtyre parfumeve është fakti se përbëhen nga bazë bimësh të rritura në kopshtin e shtëpisë së mbretit të Popit, në fermën e tij në Neverland. 

Babai i Jackson nënshkroi muaj më parë kontratën me kompaninë Julian Rouas Paris. Ndërkohë shefi ekzekutiv i kompanisë shprehet se me Joe Jackson ka një kontratë 50_50 për shitjen në mbarë botën të parfumit të krijuar në një kohë rekord./bw
shko