e shtunë, 15 janar 2011

Lokali në Pragë ha dhe pi, paguan sa të duash

Pronarit të një kafeterie në Pragë i lindi një ide jo konvencionale, por shumë e suksesshme për të tërhequr klientët. Ua la mysafirëve
të caktojnë vetë çmimet e pijeve dhe ushqimit.

“Nuk kisha klientë dhe nuk mundja të tërhiqja mysafirë të rinj, fillova të mendoj për diçka më interesante. Tani lokali është plotë çdo ditë”, thotë Ondrej Lebovski (42 vjeç), pronar i kafeterisë “Big Lebowski”, shkruajnë mediat botërore.

Klientët e këtij lokali caktojnë vetë çmimet e ushqimit, bile edhe suvenirëve, posterëve, librave, lodrave dhe kutive të shahut të cilat shiten në këtë lokal.

Lebovski, e ka futur në përdorim këtë “menu” prej muajit gusht. Prej asaj kohe nuk ka probleme me myshterinjtë dhe as që po mendon ta mbyllë lokalin. “Mysafirët po përpiqen të jenë korrekt, disa lënë më shumë e disa më pak para”, thotë Lebovski, i cili ofron edhe koktejin “Rusi i Bardhë”, pijen e preferuar të heroit të filmit, Big Lebowski i luajtur nga Jeff Bridges./bw
shko