e premte, 21 janar 2011

Protestuesit brenda kryeministrisë

(E plotësuar) 16:02 Protestuesit kanë hyrë për pak metra në oborrin e kryeministrisë. Ata vazhdojnë të gjuajnë drejt forcave të rendit, dhe
kanë hasur në rezistencën e policisë.
15:55 Protestuesit kanë arritur të hapin njërën prej dyerve të selisë së kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë, forcat e rendit nuk kanë lejuar hyrjen e tyre benda. Protestuesit po gjuajnë gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të selisë.
15: 49 Është tensionuar sërish situata në Tiranë. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe gjësende të tjera të forta në drejtim të objektit të  kryeministrisë shqiptare. 6 policë raportohet të jenë plagosur, dhe njëri spao ka marrë goditje të forta nga protestuesit dhe është bartur nga aty. Për momentin, policia nuk po ua kthen dhe thjesht po mbrohet nga gurët që po hedhen vazhdimisht drejt tyre.
15:33 Protestues të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë para selisë së kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Ata vazhdojnë të kërkojnë largimin e tij nga qeveria me brohoritje “Sali ik”. Disa pemëve pranë dhe brenda oborrit të selisë qeveritare i është vënë flaka. Forca të shumta të rendit vazhdojnë ta ruajnë hapësirën.
15: 19 Vazhdojnë tensionet në Tiranë. Makina të policisë dhe të tjera private janë vënë në flakë. Demonstruesit vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kryeministrisë në përpjekje të kohëpaskohëshme për të hyrë brenda. Policia njofton se disa pjesëtarë të saj janë plagosur nga hedhja e gurëve. Raportohet edhe për demonstrues të plagosur, por pa rrezik për jetën.
14: 51 Është tensionuar situata para selisë së Kryeministrisë, ku policia pas gazit lotësjellës po përdor pompa me ujë për të shpërndarë demonstruesit.
Kjo ndërhyrje i ka detyruar pjesëmarrësit që të tërhiqen nga qëndrimi i tyre para selisë së qeverisë.

Situata u tensionua pasi disa nga protestuesit hodhën objekte ndaj kordonit të policisë që mbronte ndërtesën, e cila nga ana e saj reagoi me shkopinj gome.

Aktualisht situata paraqitet problematike. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë forcat e rendit dhe makinat e saj. Gjithashtu, dëgjohen edhe të shtëna që dyshohet të jenë të granatave të gazit.

14:00 Nga ora 14:00 mijëra qytetarët janë mbledhur para selisë së kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha të cilët kërkojnë largimin e tij.
Menjëherë pas mbledhjes së turmës kanë nisur edhe hedhjet e para të gjë sendeve në drejtim të policisë, ndërsa mediat në Shqipëri raportojnë se kreu I PS-së Edi Rama,ka thënë se nuk mund ta kontrolloi  turmën.
Selia e Kryeministrisë ndërkohë, është e rrethuar nga një tre kordone policie të vendosur njëri pas tjetrit, si dhe nga ushtarët e gardës, të cilët e kanë rrethuar atë me tela me gjemba.
Ndërsa gjatë kalimit pranë ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, manifestuesit kanë hedhur këpucë dhe vezë ndaj saj. /indeksonline/
shko