e diel, 9 janar 2011

Serbët do të regjistrohen në Kosovë

Sekretari shtetëror i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë të dielën se nuk duhet të përkrahet regjistrimi i popullsisë në Kosovës dhe se në këtij procesi
duhet t’i kundërvihet me të gjitha mjetet politike.


Ivanovic për agjencinë Tanjug ka thënë se vendimin për regjistrim eventual të popullatës serbe në Kosovë, duhet të sjellë qeveria e Serbisë, duke bërë me dije se numër i madh i serbëve të larguar nuk do të kenë mundësi të përfshihen në regjistrimin që do të mbahet në pranverë të këtij viti.


“Mendoj se do të ndodhë që një numër i madh i serbëve nuk do të dëshirojnë të regjistrohen dhe shqiptarët do të vlerësojnë se sa është numri i serbëve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ivanovic. /Telegrafi
shko