austriake “Der Standard”.
Industria turke e filmit është duke i mbushur xhepat me para nga shfaqja se serive si në Greqi, apo Bullgari, ku Turqisë i vyen përmirësim të imazhit. Gazeta vjeneze thekson në artikullin “Televizioni osman po punon si sahat” se edhe diplomacia turke po ia sheh hairin emetimit të serive, transmeton INA.
“Prej Durankulakut në Detin e Zi të Bullgarisë deri në Patras të Greqisë dhe Prishtinë të Kosovës”, shtëpiaket po i bëjnë sytë katër para televizionit kur fillon “Sheherzadja”.
Psikologët grekë kanë thënë se seritë turke janë duke u bazuar mbi ngjarjet e përditshme, si aferat e dashurisë ndërmjet të rinjve, lidhjet e fshehta me shefin ose çështjet familjare. /koha