e hënë, 28 shkurt 2011

Kodi i ri në Mal të Zi premton përfaqësim adekuat të pakicave

Shefi i ri i Klubit të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve /PDS/, Milutin Simoviq ka deklaruar ditën e hënë se me harmonizimin e Koditi të ri me Kushtetutën do të sigurohet përfaqësimi autentik i popujve pakicë dhe bashkësive minoritare, duke vlerësuar se koalicioni qeverisës funksionon mirë dhe me përgjegjësi. 
Ai konsideron, siç njofton KosovaLive, se Grupi punues për harmonizimin e Kodit të ri zgjedhor ka bërë një hap të rëndësishëm në drejtim të afrimit të qëndrimeve të ndryshme politike. 

“Nuk ka dilema, do të sigurohet përfaqësimi autentik të popujve pakicë dhe të bashkësive pakicë minoritare”,- shprehet Simoviq, duke thënë se tash kanë mbetur vetëm harmonizimi i modeleve për disa zgjidhje konkrete nga kjo fushë. 

Simoviq thekson se nuk ka dyshime se, sipas Kushtetutës,e drejta e votuesve u takon qytetarëve, të cilët kanë shtetësi malazeze dhe se ka mbetur hapur çështja e kohës se a mjafton një vit si periudhë kalimtare që të njihet kjo e drejtë e qytetarëve që nuk e kanë nënshtetësinë malazeze./kn
shko