shokuar gjatë pranimit të çmimit nga legjenda e filmit Kirk Douglas (94 vjeç) të cilit i kërkoi që ta prek pak. “Kjo është për mua. Kjo është e imja” thëriste Leo për statujën e fituar.
Pasi është dukur se ka marrë veten, Melissa Leo ka lëshuar një gafë që nuk është dëgjuar ndonjëherë në ceremonitë e Oscarëve.
“Kur kam parë para dy vjetësh Kate Winslet, më është dukur një e q#$ë e lehtë”, deklaroi Leo dhe shpejt u përmend dhe kuptoi se kishte fluturuar.
Është e vetmja fituese e Oskarit e cila ka sharë në kohën e falënderimeve.
Pas përfundimit të ceremonisë, Leo është arsyetuar se nuk ka dashur askënd që të ofendoj dhe ka kërkuar falje nëse nga fjalët që i rrëshqitën është lënduar dikush. “Kam patur qëllim të mirë dhe nuk e kam menduar”, tha ajo. /yp