e diel, 20 shkurt 2011

Rugova me shokë në qeveri, 1 votë = 4 poste

Ukë Rugova me fat, jo vetëm për veten e tij por edhe të shokëve. Mandati i tij prej deputeti ndikoi për të mirë në sigurimin e shumë beneficioneve pushtetore për anëtarët e tjerë të Listës Dr. Ibrahim Rugova. Marrëveshja e arritur të dielën pasdite ndërmjet PDK-së dhe Listës Rugova, do të thotë një zëvendëskryeministër, një ministër dhe dy zëvendësministra.

Bujar Bukoshi riciklohet sërish në pushtet. Ish funksionari i LDK-së në ekzil, u rikthye në Kosovë me PREK-un, partinë e re të tij. Më pas u bë bashkë me LDK-në ku edhe fitoi një pozitë ministri. Tani me Listën Rugova është zëvendësi i kryeministrit Hashim Thaçi. Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë Dardan Gashi ndërsa Lista do të mbaj edhe dy zëvendësministra në qeveri.
Portali Indeksonline mëson se Dardan Stublla d të jetë zëvendësministër i Financave, Fadi Kryeziu zëvendësministër i Shëndetësisë/indeksonline
shko