Mirjeta, Marieli dhe Alma janë banorët e parë që zgjohen, ndërsa të tjerët vazhdojnë të flenë akoma. Pas punëve të ture personale vajzat dalin në oborr dhe ndërsa shijojnë rrezet e diellit, nisin të shkëmbejnë biseda të ndryshme me njëra-tjetrën.
Alma i uron banorëve gëzuar ditën e verës e Ermela përgjigjet se pas pak do të festojnë e do të kënaqen duke kërcyer. Vajzat flasin për ekperiancat e punës që kanë patur dhe tregojnë se çfarë kanë mësuar.
Më pas Alma shprehet se për një çast do të pyeste a është zgjuar Klodi, pa kujtuar se ajo ka dalë nga shtëpia e shton se shtëpia ka mbetur e shurdhët pa të.