Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet e Belgjikës, kurse është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i skuadrës së Anderlechtit, Herman Van Holsbeeck. Ai ka thënë se është i pikëlluar që skuadra angleze do ta rrëmbejë talentin 16-vjeçar të ekipit belg.
"I Kemi dhënë edhe ofertë të mirë financiare dhe përveç kësaj i kemi premtuar vend titullari në edicionin 2012-13, pasi ai është vetëm 16 vjeç dhe nuk është i gatshëm që menjëherë të inkuadrohet siç bëri Romelu Lukaku", është shprehur Van Holsbeeck. "Të isha në vendin e tij do të kisha vepruar ndryshe dhe do të refuzoja Manchesterin, por duhet pranuar vendimin e prindërve të tij".
Po ashtu, është bërë e ditur se Manchester Unitedi do t'i paguajë Anderlechtit një dëmshpërblim prej 700 mijë eurosh për kosovarin Januzaj.
"Jemi në negociata dhe ende nuk ka marrëveshje, por sipas të gjitha gjasave ai ka zgjedhur Manchesterin për të vazhduar karrierën", tha Van Holsbeeck.
Januzaj tek Anderlacheti u transferua në vitin 2005 nga skuadra tjetër belge, Bruksel./kn
