Sipas medieve, Crowley dha dorëheqjen nën presionin e Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar ai kishte deklaruar se mënyra në të cilën Pentagoni e mbanë të mbyllur ushtarin Manning në burgun Quantico është qesharake, kundërproduktive dhe e marrë. Më vonë kishte shpjeguar s kjo deklaratë ishte personale dhe jo qëndrim i qeverisë.
Ushtari Manning ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi që një hacker-i i kishte thënë se ai personalisht ia dorëzoi dokumentet sekrete ueb-faqes Wikileaks. Ndërsa, në tekstin e dorëheqjes Crowley thotë se qëllimi i komenteve të tij lidhur me kushtet e paraburgimit të ushtarit Manning ishte që të theksojë ndikimin më të gjerë dhe strategjik të aksioneve konkrete, të cilat çdo ditë po i ndërmarrin agjencitë e sigurisë.
Lidhur me dorëheqjen e Crowley u deklarua edhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, e cila njoftoi se me keqardhje e pranoi dorëheqjen e Crowley, duke shtuar se në vend të tij si ushtrues detyre do të caktohet Michael Hummer./kn