e shtunë, 19 mars 2011

Më 23 mars, protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Kryesia e Organizatave të Veteranëve të UÇK-së ka vendosur që të mërkurën e ardhshme, më 23 mars, në ora 12:00, të mbahen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës. Kjo për shkak të
zhvillimeve të fundit siç janë arrestimet e ish-ushtarëve të UCK-së. 


“Në protesta, do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni i EULEX-it dhe do të paraqiten kërkesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve rreth rolit të këtij misioni”, thuhet në një njoftim të OVL të UÇK-së. 


Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, OVL të UÇK-së kërkon që si temë e bisedimeve të futet edhe Kosova Lindore. OVL të UÇK-së kërkon që të gjitha të drejtat që i njihen minoritetit serb në Kosovë, të vlejnë edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore./kn
shko