e diel, 27 mars 2011

Mourinho kërkon 20 milionë në vit për punën e ardhshme

Jose Mourinho ka paralajmëruar kthimin e tij në Premier League, dhe deri tani janë përmendur dy ekipe nga ishulli, transmetojnë mediet britanike. 

Agjenti i trajnerit portugez, Jorge Mendez, ka porositur se Mourinho pas përfundimit të kontratës në Real do të jetë i gatshëm për bisedime, vetëm me kushtin që t’i dyfishohet paga e tanishme, përkatësisht të paktën 20 milionë sterlina në vit, si dhe 150 milionë sterlina për përforcime në afatin e parë kalimtar. 

Mourinho është përmendur gjatë si trashëgimtari potencial i Alex Fergusonit në Manchester United, ndërsa mediet spekulojnë edhe mundësinë e rikthimit në Chelsea.
shko