e mërkurë, 23 mars 2011

Rozana Radi: “Puthjen e parë e kam marrë në vit të parë të shkollës së mesme”


Këngëtarja dhe aktorja e talentuar flet për dashurinë, meshkujt, udhëtimet dhe karrierën e saj  artistike.

“Më bëjnë shumë komplimente për vithet dhe buzët”. Kam shumë miq  të mirë politikanë,  por nuk kam ndjerë ndonjë reagim prej tyre”.
Rozana Radi është një femër që i ka provuar të gjitha gjinitë artistike: Aktore, këngëtare, prezantuese dhe autore e shquar tekstesh. Në të gjitha këto gjini të rëndësishme arti ajo ka shprehur talentin e saj të rrallë. Nisur nga ky talent, ajo aktualisht është një ndër femrat më të njohura në Shqipëri dhe në diasporë. 
Aktualisht ndodhet në Kosovë në një spektakël të rëndisishëm që po zhvillohet atje, por  sytë dhe zemrën i ka tek Shqipëria. Në këtë intervistë ajo tregon gjithçka mbi privatësinë e saj, nga puthja e parë deri tek e fundit.
Zj. Rozana, Për shqiptarët tashmë jeni një këngëtare dhe një femër shumë e adhuruar. Të pëlqen kjo gjë?
Më pëlqen shumë. Për këtë kam luftuar dhe kam sakrifikuar shumë nga puna ime e kushtueshme.
Pika juaj e dobët janë  veshjet intime, apo jo?
(Qesh). Përditë nuk rri në dyqan pa i parë dhe pa i blerë.
Cila pjesë e trupit tënd të pëlqen?
Më pëlqejnë shumë vithet dhe buzët.
Për cilën pjesë të trupit të bëjnë më shumë komplimente meshkujt?
Për vithet dhe buzët.
Mund të më thoni thënien më interesante që ke marrë nga një mashkull?
Është kjo thënia e një djali: “Nëse t’i më bën të ndihem mashkull,atëherë unë të vlerësoj ty për  të gjithë meshkujt që ke kaluar”.
Jeni puthur ndonjëherë?
Natyrisht që jam puthur. Në këtë moshë që jam, është turp të mos jem puthur.
Kur e keni marrë puthjen e parë dhe si jeni ndjerë?
E kam marrë në vit të parë të shkollës së mesme, Kjo puthje nuk më bëri fare përshtypje.
E kujton shpesh atë puthje?
Jo, e kam harruar.
Siç duket ai mashkull nuk paska ditur të puth, pasi nuk të ka joshur aq sa duhet?
Ndoshta … Edhe po të më kish joshur , nuk do ta merrja për burrë.
Mashkullin e jetës do ta zgjidhje nga egërsia në sek apo nga diçka tjetër?
(Qesh). …Janë shumë gjëra në përzgjedhje.
Shihni ëndrra me meshkuj natën?
Jo, fare.
Ka rënë ndonjë politikan, apo afarist i madh në kurthin tuaj erotik?
Unë kam shumë miq politikanë. Duhet të pyesësh ata për këtë, sepse unë nuk kam parë ndonjë reagim të tyre. Vetëm pimë kafe. Kaq! Ndofta druhen nga unë.
Të pëlqen t’u ngresh kurthe erotike njerëzve të tillë,  kur dihet që ata janë tipa të dobët dhe bien shpejt në kurthin e vajzave të bukura dhe joshëse, siç jeni dhe ju?
Politikanët për mua janë artistë të patalentuar. Unë nuk dua të kem në krahë një mashkull politikan.
Në skenë anoni më shumë nga ekstravaganca. Mendoni se kjo është dhe karemi  juaj që tërhiqni  më shumë fansat?
Unë nuk jam ekstravagante?! Unë nuk e mbaj veten për të tillë, ndonëse e ndjek shumë modën.
Për çfarë ëndërron më shumë Rozana Radi?
Për një mashkull të mirë në krah.
Çfarë cilësish duhet të ketë ai?
E para dhe më kryesorja  të më bëjë të ndihem femër.
Të pëlqen më shumë martesa apo bashkëjetesa?
Martesa.
Sa fëmijë ëndërron të kesh?
Ëndërroj të kem dy fëmijë.
Mendoni se dashuria për shumë vajza është kopësht ku rriten trëndafila dhe gjëmba?
Nuk e di.
Të pëlqen të adhurohesh nga meshkujt?
Shumë.
Kur e ke marrë ngacmimin e parë për martesë?
Në klasë të tetë.
Si të tha konkretisht?
Ndalo, po nuk ndalove të vrava.
Dhe ti ndalove?
Jo, i’a futa me vrap.
Klicken für Bild in voller Größe
Në atë çast të erdhi mirë apo keq?
Cilës vajzë i vjen keq nga ngacmimet e djemve.
Atëherë përse nuk ndalove?
Nuk e di.
Ju i keni propozuar ndonjë mashkulli?
Unë?! Unë se bëj dot. Do ta kisha pritur gjithë jetën, por ti thoja e para, unë të dua, nuk do ta bëja kurrë.
Ju shoh që udhëton shpesh në perëndim. Kjo tregon që juve ju pëlqejnë shumë udhëtimet?
Më pëlqejnë shumë. Udhëtoj pothuajse çdo javë.
Nga këto udhëtime ke rënë në kurthin e ëmbël të ndonjë mashkulli të huaj?
Nuk më ka rënë rasti. Kam patur kontakte vetëm me shqiptarët.
Në një interviste në Top Channel, Ema Andrea, shfaq mendimin e sa meshkujt shqiptarë nuk janë bashkëshortë të mirë?
Ema ka qenë e martuar me një të huaj dhe është ndarë me të. Unë nuk jam martuar. Kur të martohem do ta bëj burrin tim shqiptar të sillet shumë mirë me mua.
Kë mendoni të zgjidhni për shokë jete: Shqiptarin apo të huajin?
Shiko….! Meshkujt shqiptarë mendojnë që vetëm ata duhet të vendosin për çdo gjë në çift. Këtë unë nuk e pranoj. Jam e sigurtë që nuk ka vend  për një mashkull të  tillë në jetën  time.
Vajzave shqiptare ju mungon guximi, por ama përdorin forma të tjera joshëse për të shtënë në dorë një mashkull?
Unë flas për veten time, nuk flas për vajzat e tjera. Megjithatë një mashkull që nuk është i denjë të më thotë:  Të dua! ai mashkull nuk është për mua.
Ekziston ndonjë mashkull që ta prish gjumin e natës?
Po. Ekziston, por ai nuk është këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu.
Artistët dhe super starët e botës shpeshherë elektrizojnë publikun duke u zhveshur në skenë. Ju mendoni për surpriza të tilla?
Nuk ma merre mendja. Këtë mund ta bëja në ndonjë skenë filmi apo në teatër. Për sa i përket zhanrit të këngës nuk kam pse ta afroj publikun duke bërë gjëra të tilla.
Domethënë, vetëm  në teatër, apo në film ju mund t’i ofroni publikut surpriza të tilla?
Një njeri që bëhet aktor , qoftë femër apo mashkull duhet t’i marrë parasysh të gjitha.
Juve ju kanë ofruar role të tilla seksuale?
Më kanë ofruar. Madje dhe  rolin e prostitutës tek telenovela  e njohur shqiptare “Njerëz dhe fate”.
Shkoni shpesh në  disko?
Jo. Nuk më pëlqejnë shumë. Shkoj vetëm kur më ftojnë në ndonjë ditëlindje. Pëlqej lokalet e qeta dhe të shtrenjta.
Cili qytet të ka bërë më shumë përshtypje nga koncertet e shumta që ke zhvilluar në Shqipëri dhe në Evropë?
Më shumë përshtypje më ka bërë kryeqyteti i Anglisë, Londra.
Klicken für Bild in voller Größe
Domethënë keni frekuentuar dhe diskot e Londrës?!
Po. I kam frekuentuar të gjitha.
Na tregoni dëshirat dhe ëndrrat e tua?
Kam dëshirë të jem në krahë të Adi Krastës si prezantuese. Të interpretoj një rol kryesor duke patur si partner Ndriçim Xhepën dhe të luaj në skenën e Cine Citas në Itali. Më pëlqen të martohem me filmin, por duke mbajtur si dashnor teatrin, sepse dashnori të duhet më shumë. Gjithashtu,  duke qenë se më pëlqejnë shumë makinat më pëlqen të më dhurojnë një“Jeep” të prodhimit të fundit.
Rrridhni nga një familje e njohur artistësh. Babai juaj ka qenë një aktor i madh. Po kështu dhe motra juaj, Andeta  dhe Françesk Radi janë shumë të njohur në publik për krijimtarinë e artë artistike. Mendoni se kjo  atmosferë artistike ju ka nxitur edhe juve ju të merreni me art?
Klicken für Bild in voller Größe
Unë jam kopje origjinale  e babait tim. Ai më ka ushqyer  gjithmonë dashurinë për aktrimin dhe muzikën. Më ka bërë të kuptoj që artisti nuk vdes kurrë.
Keni mbaruar për aktrim, por ndërkohë njiheni dhe si një këngëtare e talentuar në Shqipëri dhe në diasporë. Të pëlqen më shumë kënga apo aktrimi?
Ka shumë këngëtare, duke filluar nga  Justina Aliaj dhe Vaçe Zela që kanë mbaruar për aktrim, por që veten e kanë gjetur më mirë te kënga se tek aktrimi.  Unë i kam bërë mrekullisht të dyja; edhe këngën edhe aktrimin, por nuk di si më ka pritur publiku. Më kanë pëlqyer apo jo? Besoj që kam sjellë diçka të re si në këngë ashtu edhe në skenë, në teatër apo në kinematografi.
Si të duket kur dëgjon shumë këngëtarë të njohur të këndojnë me tekstin që keni  thurur ju për ta?
Më duket sikur shoh një copëz nga jeta ime. Pothuajse të gjitha tekstet që kam shkruar me dorën time , unë i kam të përjetuara. Përshembull,  kur këndon Jolanda  Dhamo këngën me tekstin tim, më kujtohet jeta ime: “
“Buzët  m’u ndanë nga buzët e tua,
M’u shua zjarri i kënaqësisë,
Duart nuk ndjejnë trupin tënd,
Djalë të mori mëngjezi…
Kush është Rozana Radi
Rozana Radi është e njohur si aktore, poete dhe si një këngëtare shumë e talentuar. Është shumë e sinqertë dhe shumë kërkuese ndaj vetes dhe ndaj asaj  që kërkon të realizojë. Ka nxjerrë disa albume, dhjetra  videoklipe dhe ka interpretuar në shumë filma dhe telenovela. Gjithashtu ka prezantuar disa aktivitetet të rëndësishme në Shqipëri dhe në Kosovë.  Ka dhënë  shumë koncerte në Ballkan, Europë dhe SH.B.A. Kompozitorët e saj  kryesorë janë: Elton Deda, Françesk Radi, Ardian Asllani dhe  Erol Jakupi. Në shumicën e rasteve tekstet e këngëve të saj i  shkruan vetë, por shkruan tekste dhe për këngëtarët të tjerë.
Kam dëshirë të jem në krahë të Adi Krastës si prezantuese. Të interpretoj një rol kryesor duke patur si partner Ndriçim Xhepën dhe të luaj në skenën e Cine Citas në Itali. Më pëlqen të martohem me filmin, por duke mbajtur si dashnor teatrin, sepse dashnori të duhet më shumë. Gjithashtu,  duke qenë se më pëlqejnë shumë makinat më pëlqen të më dhurojnë një“Jeep” të prodhimit të fundit.
Pasaporta
Datëlindja: 6 korrik 1979
Origjina: Nga mami greke, nga babai kosovare
Vendlindja: Tiranë
Ngjyra e syve: Kafe e errët
Gjatësia:  1.69
Shkollim: Aktore
Hobby: Muzika
Shenja zodiake:  Hipizmi
Ngjyra në veshje: Klasike
Pija e preferuar: Martini
Masa xhelozisë: Shumë xheloze
Gëja qëurren: Gënjeshtra
E veçanta: Shumë sensibël
Muzikaqë pëlqen: Xhaz
Qyteti i preferuar: Londra
Vesi: Pi cigare
Gjëja që pëlqen: makinat
Shkrimtari idhull: Leo Buskalia
Thënie pikante nga Rozana Radi:
.Ëndërroj në mashkull të mirë në krah.
.Mashkulli që do dua të më bëjë të ndihem femër
.Do ta bëj burrin tim të sillet mirë me mua.
.Jam e sigurtë që nuk do ketë mashkull shqiptar në jetën time
.Një mashkull që nuk është i denjë të më thotë, të dua nuk është për mua
.Ekziston një mashkull që ma prish gjumin e natës, por nuk është Sabri Fejzullahu
.Unë kam shumë miq politikanë, por nuk kam ndjerë ndonjë reagim të tyre.
.Politikanët për mua janë artistë të patelantuar, ndaj nuk dua të kem në krah një mashkull politikan./vipat
shko