në shtegun e tharë është i vështirë dhe se me shi do të ishte edhe më i vështirë, por edhe shumë më atraktiv.
Sipas tij, kjo është një ide që pritet shumë shpejt të aprovohet dhe të aplikohet gjatë garave të Formula 1.
"Pse të mos lejojmë të ketë shi gjatë garës, në 20 minutat e fundit apo në dhjetë rrathët vendimtar. Për shi do t'i paralajmëronim pilotët dy apo tre minuta më herët. Kjo është një ide fantastike", ka deklaruar Ecclestone. "Ka shtigje ku mund të prodhojmë shi artificial, kështu që garat do të bëheshin edhe më interesante. Shikoni edhe në shteg të tharë tejkalimi është i vështirë, e lëre më në shi".
Ecclestone ka pranuar se pasiguria do të ishte shumë e madhe për pilotët e Formula 1 të garojnë nëpër shteg të lagur, por kjo do të ishte e njëjtë për të gjithë.
Ai gjithashtu ka shtuar se gara për Shpërblimin e madh të Bahreinit pritet të mbahet gjatë muajit gusht, kur kampionati i Formula 1 ka tri javë pushim. Ecclestone ka thënë se ky vendim do të merret para fillimit të edicionit 2011, që nis në fund të këtij muaji.
"Na duhet patjetër gara në Bahrein. Kur të konfirmohet se siguria është në nivel, atëherë në do të rikthehemi në Bahrein gjatë këtij viti për të mbajtur garën", është shprehur Ecclestone. "Ekipet do të jenë pak sensibile të garojnë në Bahrein gjatë muajit gusht, pasi edhe kanë pushim dhe temperaturat do të jenë të larta, por kjo është mënyra e vetme për të përkrahur këtë shtet".
Gara e Bahreinit është dashur të jetë gara e parë zyrtare për edicionin 2011 dhe është dashur të mbahet më 13 mars, por ajo u shty shkaku i protestave antiqeveritare në këtë vend.
Edicioni 2011 në Formula 1 do të startojë më 27 mars në Australi, në shtegun e Melbournet.
"FIA do të ndryshojë kalendarin dhe do ta publikojë atë para fillimit të këtij edicioni. Për këtë kam biseduar edhe me presidentin e FIA-s, Jean Todt dhe së bashku jemi pajtuar për datën e re të garës së Bahreinit", ka deklaruar Ecclestone./kn
