Fëmijët në qytetin Kondhwi të Indisë prej të hënës së kaluar nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë sepse thonë se shpirtrat i ndjekin nëpër klasat e mësimit, shkruan Indian Express.
Nga frika prej shpirtrave në shkollën Lady Haleema Begum Urdu nuk u paraqitën në mësim që pesë ditë.
Prindërit u besojnë dhe nuk i lënë të shkojnë në shkollë. Kohë më parë një mësues e qiti njërin prej nxënësve në dërrasën e zezë që ta lexojë një tekst dhe më pas nxënësi duke bërtitur u largua nga klasa duke thënë se në dërrasë të zezë nuk shkruante asgjë por i kishte dalë “një lugat” i bardhë.
Drejtori i shkollës tha se kjo është bërë për inati për ta prishur imazhin e shkollës dhe kërkoi hetim nga policia lidhur me rastin. Shkolla, me shpresë se fëmijët do të lirohen nga frika, shtyu vazhdimin e mësimit deri të hënën./topLajm