Ministria e Kulturës, e cila mbikqyr sportin tradicional spanjoll, i kërkoi sot Ministrisë së Ekonomisë që të reduktojë taksën mbi tatimin, ekuivalente me TVSH-në tonë, nga 18% në 8%.
Amfiteatrot e toreadorëve janë të përhapur kudo në Spanjë dhe ato shpenzojnë me miliona dollarë për të rritur e stërvitur kafshët, të cilat më pas sakrifikohen nëpër arena, në një aktivitet që sjell fitime të mëdha në arkat e arenave.
Megjithatë, kriza e fundit ekonomike dhe papunësia e lartë kanë bërë që arkëtimet të ulen, duke e bërë të vështirë për arenat që të rrisin demat dhe të paguajnë pagat e torreadorëve.
Sipas Ministrit të Kulturës, një taksë më e ulët duhet të vendoset ndaj këtij sporti, pasi ajo përbën një traditë spanjolle dhe sepse ndryshe nga sporte të tjera si futbolli, arenat kanë si burim të vetëm të ardhurash biletat e shitura./tch