Ai u lirua nga kujdesi intenziv, qe le te nenkuptoje se nuk eshte me ne rrezik serioz.
Mjeket ne spitalin Acıbadem Maslak Hospital kane thene se progresi i tij ka qene i mrekullueshem, pas 3 operacioneve te bera me 14 mars, ne diten e plagosjes, megjithese ishin te brengosur se lendimet mund t'i linin te paralizuar anen e tij te majte.
Tatlıses ka dashur te bej kete interviste, per te folur me fansat e tij. Vetem disa pyetje te shkurtera iu bene gjate intervistes, meqe keshtu rekomanduan mjeket.
I pyetur se si po ndihej, kengetari tha: ''Jam super, super!''
Ai tha se ishte emocionuar shume kur ka degjuar se ishin qindra njerez qe prisnin jashte spitalit, pasi ai u shtrua aty dhe poashtu nga numri i e-mailave qe ka pranuar, me urimet per sherim te shpejte.
''Deshiroj qe ata qe e pelqejne muziken time te luten per mua. Ju deshiroj çdo të mire, të gjithëve'', ka perfunduar Tatlises.
Mjeket thane se Tatlises do te qendroje ne spital edhe dy jave, ndersa ne lidhje me gjendjen e anes se tij te majte, ata thane se ka permiresime.
Kengetari nuk mund te qendroj akoma ne kembe, por shume shpejt do te filloj me ushtrimet per ecje./zh