e mërkurë, 6 prill 2011

Angelucci: Lojtarë si Cana ka sa të duash në Serie B

Claudio Angelucci, agjenti i lojtarit më të mirë të Napolit në këtë sezon, Edinson Cavanit, ka kritikuar hapur politikën e Lazios për transferime të lojtarëve, duke thënë se po tenton të marrë lojtarë pa perspektivë si Lorik Cana i Galatasarayt.
Sipas tij, nuk ia vlen që as edhe një zyrtar të shkojë deri në Stamboll për të parë Canën.


 Angelucci i dha këto komente për uebfaqen e njohur për transferime të lojtarëve "tuttomercatoweb.com". I pyetur se çfarë mendon për Lorik Canën, yllin e kombëtares së Shqipërisë, që luan me gjigantin turk Galatasaray, Angelucci nuk përdori "doreza" fare: "Mua personalisht ky lojtar nuk më pëlqen, si ai ka sa të duash edhe në Serie B. Është një mesfushor që nuk ka ndonjë teknikë të jashtëzakonshme.


Është si Walter Gargano (mesfushor i Napolit v.j.) por ka një fizik më të mirë. Për mendimin tim, nëse duhet të afrosh lojtarë që luajnë në role të veçanta si ai i mesfushorit defensiv, më mirë të tentohen futbollistë që të japin diçka më shumë se të tjerët. Lazio duhet të ndryshojë politikë që të bëjë atë hapin cilësor që i mungon. Unë këtë futbollist nuk do të shkoja deri në Stamboll për ta marrë", tha Angelucci.

Në të vërtetë, Angelucci është një tifoz i shpallur i Lazios. Lazio ka kohë që e kërkon Canën, ndërkohë që ditëve të fundit interesim ka treguar edhe Milani./k.n/
shko