e mërkurë, 6 prill 2011

Kuçi: EULEX-i më shantazhoi, dhe po vepron si në kohën e Rankoviqit

Kryetari i Suharekës, pasi i është shqiptuar masa e burgimit prej një muaji, të martën rreth orës 20:00 është sjellë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dhe është futur në një qeli me 3 persona.

Ndërsa, të mërkurën në mëngjes, KMLDNJ-ja e ka vizituar. Kuçi u ka thënë zyrtarëve të KMLDNJ-së se nuk ka pas asnjë vërejtje në sjelljet e stafit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, dhe zyrtarëve të EULEX-it.



Gazeta ka siguruar deklaratën që kryetari Kuçi ja ka dhënë zyrtarëve të KMLDNJ-së. Ai u ka bërë të ditur atyre se EULEX-i e kanë kontaktuar përmes telefonit fillimisht, ndërsa është shpreh se nuk dinë a është dënuar apo paraburgosur. ”Nuk e di a jam i dënuar apo jam në paraburgim, kjo është një dilemë për mua. Ky është proces politik. Kanë filluar të merren me mua qysh kur Ramush Haradinaj është dërguar sërish në Hagë. Konsideroj se nuk kam çka të them dhe do ta mbroj veten në heshtje. Ka pas edhe shantazhe të tipit si: ‘po e humb karrierën politike’, por këto nuk kanë rëndësi për mua. Nuk dua të merrem me çështje që në një të ardhme mund të shqetësojnë njerëzit pa asnjë lloj faji. Nuk mund as nuk dua që ta bartë kohën e kaluar në ditët e sotme. Nuk dua ta shqetësoj askënd”, i ka thënë Kuçi KMLDNJ-së. Për më tepër këtë proces, Kuçi e ka quajtur si në kohën e Rankoviqit. “Kjo i ngjanë kohës së Rankoviqit, për çka ka pësuar edhe familja ime në atë kohë. Do ta kundërshtoj këtë kohë të Rankoviqit, që të mos përsëritet”, ka thënë Kuçi.
 
Bashkim Kajdomqaj, zyrtar rajonal i KMLDNJ-së, kanë se Kuçi u ka thënë se është trajtuar korrekt nga ana e njësisë së paraburgimit në Prizren, dhe nga zyrtarët e EULEX-it që nga ndalja e tij./k.n/
shko