Zyrtar për informim pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Zeqir Kelmendi tha se rasti i hedhjes së bombës ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën “Shën Jeronimi”.
“Sipas hetimeve të para, dyshohet se një person apo persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së viktimës, një 67-vjeçari nga Peja. Mjeti shpërthyes ka dëmtuar një veturë, e cila ishte e parkuar në garazh, si dhe dyert e oborrit, ndërsa të plagosur nuk ka”, deklaroi Kelmendi./k.n