e premte, 15 prill 2011

Cristiano: Jam i gatshëm për ndeshjen me Barcelonën

Cristiano Ronaldo është gati për tu ndeshur katër herë ndaj Barcelonës në vetëm 2 javë. 


Në një intervistë për Corriere dello Sport, portugezi i Real Madrid thekson se nuk është i shqetësuar në prag të këtyre dueleve: “Nuk jam i shqetësuar, por shumë i emocionuar. Është momenti ku mund të fitojmë gjithçka ose asgjë.” 

“Nuk mund të mendoj që Real Madrid të qëndrojë 2 ose 3 vite pa fituar asnjë titull. Po flasim për klubin më të madh në botë. Vitin e kaluar nuk fituam, por këtë vit pres që të fitojmë diçka”, u shpreh sulmuesi portugez./zhurnal 

shko