rrumbullakët, me pjesë të mesme të theksuar, me diametër rreth 15 metra, kurse në to kishte jashtëtokësorë.
Nëse deri tashti keni besuar në tregimin për jashtëtokësorët në Roswell, e nëse jo atëherë është dashur të merrni në konsideratë faktin se këto të dhëna nuk janë pohime të “burimeve të mirinformuara”, apo të të ashtuquajturve dëshmitarë, por të dhëna që gjenden në dokumentin zyrtar të FBI-së, të cilin dokumenti shefi i zyrës së FBI-së Guy Hottel ia kishte dërguar drejtuesit të tij kryesor në Washington në mars të vitit 1950, transmeton Daily Mail.
“Hetuesi i Aviacionit luftarak ka deklaruar se tri të ashtuquajtura pjata fluturuese janë gjetur në shtetin amerikan New Mexico...Në secilën nga këto objekte fluturuese ishin nga tre trupa me formë humanoide (njerëzore), por vetëm një metër të gjatë, të veshur me rroba metalike. Secili trup ishte i mbështjellë në mënyrë të ngjashme me rroba anti-G, që i përdorin pilotët e avionëve me shpejtësi të mëdha dhe pilotët provues”, thuhet në atë dokument.
Si arsye e rënies së këtyre objekteve fluturuese ceket fakti se qeveria amerikane në New Mexico kishte vendosur radar të fuqishëm, andaj besohet se radari ka penguar mekanizimin drejtues të këtyre objekteve fluturuese./kn