Aktualisht zona e evakuuar shtrihet në një rreze prej 20 km, por edhe banorët jashtë kësaj zone kanë rezultuar me shkallë të lartë radioaktiviteti.
Ndërkohë, një tërmet i ri dhe i fuqishëm ka goditur pjesën verilindore të Japonisë, duke aktivizuar alarmin për cunami.
Punëtorët në centralin bërthamor në Fukushima janë evakuuar, transmetojnë agjencitë.
Epiqendra e tërmetit 7.1 shkallë të Rihterit ishte në prefekturën e Fukushimës.
Zëdhënësi më i lartë i qeverisë, Yukio Edano, njoftoi sot se mund të ketë seri të reja të evakuimeve nga zonat afër centralit gjatë muajit të ardhshëm.
Rreth 28 mijë persona konsiderohen të vdekur e të zhdukur nga tërmeti dhe cunami që goditën më parë Japoninë.