miratoi kushtetutën, e cila 6 ditë më vonë hyri në fuqi, raporton sot radio KiM në gjuhën serbe. Me këtë rast kjo radio e mori opinionet e disa liderëve serbë.
Ndërsa për Rangjel Nojkiqin kjo kushtetutë nuk është zbatuar sa duhet, Marko Jakshiq ka thënë se ajo nuk është e detyrueshme për serbët dhe ka thënë se Kosova nuk është shtet. Ky i fundit ka porositur serbët nga Kosova që “ta kenë gjithmonë në mendje se Beogradi është adresa e vetme dhe e drejtë e tyre dhe se Serbia është i vetmi shtet i tyre, dhe se Kosova e pavarur kurrë nuk do të jetë e tillë për ta”, dhe ka shtuar se “ne na mbetet që edhe më tutje të luftojmë e të besojmë se do të vijë koha kur Beogradi do të jetë sërish në kuptimin e plotë qendër e shtetit tonë”.
Ndryshe nga ky, Rangjel Nojkiq, ka cituar të dhënat, sipas të tij të bashkësisë ndërkombëtare se 40 % e detyrimeve që kanë fituar me Planin e Ahtisarit, autoritetet e Kosovës nuk ia kanë dalë t’i vënë në jetë.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, i ka thënë radios KiM se së shpejti pret që të ndodhin ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se kjo kushtetutë ofron mbrojtje mjaft të mirë të të drejtave të komuniteteve pakicë, dhe sipas tij problemi nuk qëndron në Kushtetutën e Kosovës, por në zbatimin e saj.
“Sipas kushtetutës ne serbët kemi vende të garantuara, ndërkaq mund të realizojmë edhe të drejta shtesë. Shumë mirë janë të zgjidhura segmentet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ndërkaq kur bëhet fjalë për media është paraparë formimi i një mediumi publik në gjuhën serbe që do të mbulojë gjithë territorin e Kosovës, por ky projekt duhet të realizohet në të ardhmen”, është shprehur Miletiq. Ai ka thënë se SLS-ja e tij do të luajë rol të rëndësishëm në ndryshimet e ardhshme kushtetuese.