e hënë, 11 prill 2011

Kuçi paralajmëron kompletimin shumë shpejt të qeverisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të kompletohet i tërë Kabineti Qeverisës, por ka thënë se një gjë e tillë pritet të bëhet së shpejti,
duke përfshirë këtu edhe postet e zëvendësministrave, raporton KTV-ja. Por, ka shtuar se për askënd nuk do të ketë garantim se do t’i kenë pozitat deri në përfundim të mandatit. 

Sa i përket ndarjes së posteve me partnerin qeverisës, AKR-në, Kuçi ka thënë se është çështje që do të negociohet. 


Ai  ka folur edhe për kompetencat që u takojnë gjashtë zëvendëskryeministrave duke thënë se me miratimin e rregullores janë të ndara edhe kompetencat e tyre. Pasi së shpejti pritet të dalin rezultatet preliminare të hetimeve të Dick Martit, Kuçi është shprehur se çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës janë kompetencë e EULEX-it, ndërsa ka shtuar se nuk i frikësohen të vërtetës. 
Këto komente Kuçi i ka bërë pas takimit që ka pasur me kryetarin e Akademisë të Noterisë Evropiane dhe me Mehdi Deharin, kryetar i Komisionit të Noterisë së Kosovës./kn
shko