Kampioni në fuqi dominoi garën nga fillimi në fund, duke fituar kështu garën e tij të dytë radhazi në këtë kampionat në vetëm dy gara të zhvilluara.
Jenson Button me McLaren ka përfunduar garën në vend të dytë, ndërsa Nick Heidfeld me Renault është ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit duke lënë pas pilotin tjetër të Red Bull, Mark Webber, transmeton TCH.
Vetëm në vend të pestë dhe të gjashtë kanë mbyllur garën pilotët e Ferrarit, Felipe Massa dhe Fernando Alonso.
I shtati Lewis Hamilton (McLaren) dhe vetëm i nënti Michael Schumacher (Mercedes GP)./kn