Magnati rus e kishte blerë sulmuesin nga Liverpool, me shpresën se do ta ndërtojë një ekip të fortë në garat evropiane. Por, pas humbjes nga Manchester United, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinales në Ligën e Kampionëve, Abramovich ka humbur durimin, transmeton indeksonline.
“E di se pronari nuk është i kënaqur me investimin e tij. Ai mund edhe ta shesë Torresin në verë, edhe pse sapo e ka blerë atë”, ka thënë një burim brenda klubit londinez.
Në anën tjetër, Sir Alex Ferguson ka shkuar 10 pikë para Chelseat, kjo pas fitores 2-0 ndaj Fulhamit.