e martë, 5 prill 2011

Kore e Veriut: tani dyqane ku shiten jashtëqitjet njerëzore

Sipas statistikave të fundit, ndër më të shiturat në treg në Korenë e Veriut janë xhinset e ngushta, filmat pornografikë… dhe jashtëqitjet njerëzore.
Ndërsa shitja e dy produkteve të para mund të “kuptohet” lehtë- suksesi i jashtëqitjeve të njeriut të lë në mëdyshje.
Kim Young-soo, profesor në “Seoul’s Sogang University”, thotë se tre produktet e mësipërme janë më të kërkuarat nga konsumatorët koreanë-veriorë.
Në realitet ka një arsye. Në fakt, tradicionalisht, shumë familje bujqësore përdorin jashtëqitjet e tyre për të plehëruar fushat. Por duket se vitet e fundit, ka mungesë të tyre.
“Nuk dimë pse po ndodh kjo? Ose njerëzit kanë ndryshuar dietën ose për shkak se kanë ndaluar ruajtjen e jashtëqitjeve”, thonë autoritet vendore.
Fakti është se për të kapërcyer këtë mungesë të plehrave, kanë lindur një numër dyqanesh që shesin jashtëqitje njerëzore./zhurnal/

shko