Burime të kësaj gazete kanë thënë se Makolli dhe Gashi janë personat që do të përfitojnë më së shumti nga tërheqja e Pacollit nga gara për president. Është vendosur tashmë që këta të dy të jenë ministra të qeverisë Thaçi 2.
Sipas Zërit, njëri nga ta do ta drejtojë Ministrinë e Infrastrukturës, që aktualisht drejtohet nga ministri Fehmi Mujota, ndërsa tjetri atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, ku është ministër Slobodan Petroviq, ka thënë burimi i gazetës.
Ky burim ka folur edhe për emrat e zëvendësministrave. “Një listë me emrat e zëvendësministrave ka shkuar te kryeministri. Aty janë Avdi Mehmeti, Selami Shkodra, Gëzim Mehmeti, Feti Mehdiu, Banush Pacolli dhe Emin Gërbeshi. Deri të hënen do të kryhet kjo punë”, është shprehur ai.