e diel, 10 prill 2011

NATO shkatërron 17 tanke të Gadafit

Gjatë dy ditëve të kaluara forcat e NATO-s kanë shkatërruar 17 tanke të ushtrisë së liderit libian. Afër 15 tanke janë qëlluar në afërsi të Mistarës ku forcat e Gadafit vazhdimisht
i sulmojnë kryengritësit, ndërsa dy në qytetin Brega në lindje të vendit. 


Zyrtarët e aleancës perëndimore njoftuan se aeroplanët e NATO-s afër qytetit Bengazi vërejtën një MIG të cilin e drejtonte një pilot nga ana e kryengritësve dhe e detyruar që të ulej. Njëkohësisht gjatë luftimeve në Misrata vdiqën 30 kryengritës. 


Zëdhënësi i qeverisë kalimtare tha se arritën që megjithatë të parandalojnë avancimin e forcave të Gaddafit. Javën e ardhshme, ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Kalimtar, megjithëse unioni nuk ka konsensus sesi ta trajtojë grupin./kn
shko