e hënë, 4 prill 2011

Motra e Ermelës në burg, për vjedhjen e 67 mijë eurove

Pas 100 ditëve të mbushura me debate, herë me momente të këndshme e herë me më pak të tilla për të,
është Ermela Mezuraj fituesja e edicionit të katërt të Big Brother dhe çmimit prej 100 milionë lekësh.

"Dëshiroja shumë që të ishte një femër fituese e Big Brother, në mos unë një femër tjetër. Kam luftuar për këtë çmim sepse asgjë e mirë nuk vjen pa luftuar", u shpreh Ermela pas fitores. "Nedës i trembesha më shumë në këtë lojë sepse mënyra se si i mendonte dhe perceptonte situatat më dukej ajo e duhura. Frikën e hoqa kur kuptova se realiteti nuk kishte të bënte me teoritë e saj", shtoi Ermela. 

Pak çaste përpara fitores, iu desh të ndante emocionet e pritjes me Ergysin, ndërkohë që nga loja doli fillimisht Marjeli dhe më pas Ogreni.

Vajza 25-vjeçare dukej si njeriu që realisht kishte më shumë nevojë për paratë e lojës. Ajo ka një histori të hidhur në jetën e saj, e cila ka nisur vetëm pak ditë përpara se Ermela të hynte në BB4. Motra e saj Gerta është arrestuar nga policia me akuzën e bashkëpunimit në grabitjen e 67 mijë eurove (ekuivalenti në monedhën shqiptare i çmimit të madh të BB).

Sipas njoftimit të policisë, më datë 15 dhjetor 2010 u krye arrestimi i shtetasve Rodrik Hektor Malaj, 23 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë dhe Gerta Ylli Mezuraj, 21 vjeç, lindur në Lezhë e banuese në Tiranë. "Gjatë ecurisë së hetimeve, u dokumentua tërësisht implikimi i shtetasve të sipërcituar, ku 23 vjeçari Rodrik Malaj i ka vjedhur me dhunë çantën, punonjëses së agjencisë së udhëtimeve, ku ka mundur të marri sasinë e parave prej 67 mijë eurosh. Implikimi i shtetases Gerta Mezuraj në këtë vjedhje me dhunë, dyshohet se është arritur, duke bashkëpunuar me autorët dhe dhënë informacion, gjatë momenteve të lëvizjes së koleges së saj, për depozimin e shumës së parave në bankë. 

Kjo vjedhje është realizuar ditën e djeshme (14.12.2010) në orën 15.00' në rrugën "Abdyl Frashëri" në Tiranë, ku autorët dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë mundur të posedojnë këtë shumë parash. Pas një pune intensive u arrit sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i valutës së grabitur dhe arrestimi në flagrancë i dy prej autorëve",- thuhet në komunikatën e policisë në lidhje me këtë ngjarje.  Vetë Ermela ka pohuar në BB se ka dy motra binjake. E pyetur përse në emision është paraqitur vetëm njëra prej tyre, ajo ka thënë nën zë se motra tjetër është arrestuar për një çështje parash, por nuk ka treguar më shumë.(indexonline)
shko