e martë, 5 prill 2011

Nobelisti për ekonomi, mbetet pa punë

Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për largimin nga puna të Muhammad Yunust, fitues i çmimit Nobel për Ekonomi për vitin 2006. Yunus njihet dhe
si themeluesi i mikrokredive, për çfarë dhe u nderua me çmimin më të lartë. 

Ekonomisti dhe fituesi i Çmimit "Nobel" për Paqen, Muhammad Yunus ka paraqitur një apel në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Bankës Qendrore të Bangladeshit për ta hequr nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Grameen Bank, e themeluar nga ai 30 vjet më parë.


Nobelisti, 71 vjeçari u përjashtua nga puna muajin e kaluar me justifikimin se kishte shkelur rregullat e pensionimit. /q.i
shko