Nën blicin e aparatit të këngëtares Rezarta Shkurta, e cila zhvillon edhe pasionin e saj në fushën e modës dhe fotografisë, kemi parë fillimisht bukuroshen e re të muzikës pop, Beatrix Ramosaj.
Fotot e bukura të saj, që i dedikohen jo vetëm Rezartës, por edhe hireve të këngëtares, që studion në liceun artistik, mesa duket kanë bërë që të tundohet edhe kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj, e cila së fundmi ka realizuar disa foto sensuale nga dora e Rezit.E në fakt, e cilësuara “Shakira shqiptare”, Anxhelina, nuk ka nguruar jo vetëm të pozojë para aparatit, por edhe të zhvishet me bikini, pse jo, për të na treguar format e lakuara të trupit të saj. Këngëtarja që merr pjesë në “Top Fest 8” me baladën e ndjerë “Kjo jetë s’mjaftoi”; në klipin e saj të parë, “Kopje pa kuptim” u shfaq si një femër shumë seksi, por kësaj radhe ajo duket shumë më tepër joshëse, siç e shihni edhe vetë në fotot e mëposhtme që servir “Standard”.
Ndërkaq, Rezarta Shkurta, e cila njëherazi pikturon, këndon, merret me modelim, dizajnon veshje, e ka ushtruar profesionin e fotografes edhe me shumë fytyra të tjera publike të vendit tonë, madje është shfaqur shumë e suksesshme në këtë drejtim.
Në pritje të “zhveshjes” së personazheve të tjerë, shijoni fotot e Anxhelinës, e cila këtu ngjan më shumë se kurrë me Shakirën kolumbiane…