Rasti i pazakonshëm ka ndodhur në fshatin Gaoyang në provincën kineze Hebei.
Gruaja e tij, Li Chunhua (60), ishte gjithashtu dëshmitare e këtij rasti.
“Gruaja ime dhe një komshi ishin në stallë për të ndihmuar lopën për të pjellë. Kur pa viçin, gruaja ime humbi vetëdijen. Viçi ka lindur me dy koka e katër sy”, tha Dong.
E njëjta lopë ka pjellë edhe më parë, por viçat ishin normalë dhe të shëndetshëm, transmetojnë mediet britanike.
Viçi ka dy koka, të cilët janë të kthyer gati plotësisht në anë të kundërta. Çdonjëra ka gojë e dy sy, ndërsa së bashku kanë tre veshë./kn