Në videon gjatë festimit të fitimit të Kupës së mbretit në Madrid mund të shihet kupa zyrtare duke rënë nga autobusi, dhe në një moment u gjend nën rrotat e autobusit.
Në “nxjerrjen” e kupës nga rrotat e autobusit, për disa minuta morën pjesë edhe policë të shumtë, si dhe zjarrfikës.
Sergio Ramos humbi baraspeshën duke e mbajtur kupën mbi kokë. Ai ra nën rrotat e autobusit, i cili po barte lojtarët e “klubit mbretëror”.
“Kupa pati aksident trafiku, por tani është në rregull”, ka thënë për mediet spanjolle Sergio Ramos.
Këtë fitore Real Madridi e pret që nga viti 1993.