e premte, 8 prill 2011

Sot është Dita e Romëve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare Rome. 8 prilli shënon Kongresin e parë Ndërkombëtar Rom të vitit 1971 dhe
përpjekjet e para të komunitetit rom për t'u bashkuar me qëllim të zgjidhjes së problemeve me të cilat ky komunitet përballej anekënd Evropës. 


Institucionet e Republikës së Kosovës, së bashku me organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe përfaqësues romë do të kujtojnë këtë ditë të rëndësishme, duke kremtuar në vazhdimësi 8 Prillin Ditën Ndërkombëtare të Romëve. 


Duke shënuar këtë ngjarje, Qeveria e Republikës së Kosovës promovon kulturën rome në diversitetin e saj dhe thekson përkushtimin e plotë për të përmirësuar kushtet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.
shko