Arithmofobia - Frika nga numrat.
Frika e numrave është një faktor që e bën shumë të vështirë për njerëzit që vuajnë nga kjo, të mësojnë aritmetikën si duhet.
Kjo është një gjëndje ku truri thjesht nuk mundet të kuptojë një numër shifrash dhe bëhet i frustruar, krijohet ankth, sepse ndërsa ata përpiqen të arrijnë më shumë, gjejnë se ka një pengesë të fshehur përpara dhe kjo është frika irracionale.
Hexakosioihexekontahexaphobia - Frika nga numri 666. Fobia ka të bëjë me frikën intense dhe ekstreme ndaj numrit 666. Frika e ka origjinën nga Bibla në të cilën tregohet se numri 666 është numri i bishës, e lidhur me Satanain apo Anti-Krishtin
Jashtë besimit të krishterë, fobia është popullarizuar më tej si një motiv në filmat horror. Personat që vuajnë nga kjo fobi do të shmangnin fuqishëm çdo gjë që ka lidhje me këtë numër.
Decidophobia - Frika e marrjes së vendimeve.
Është një frike e madhe dhe anormale që ka të bëjë me marrjen e vendimeve. Personat që vuajnë nga kjo fobi kanë frikë të marrin vendime pasi mendojnë se mund të jenë të gabuara.
Coulrophobia - Frika nga kllounët.
Coulrophobia është një frikë irracionale dhe anormale nga kllounët. Nuk është e pazakontë në mesin e fëmijëve, por është gjetur nganjëherë edhe tek adoleshentët dhe të rriturit gjithashtu.
Të rriturit që janë viktima të kësaj fobie, e dinë se frika e tyre është e paarësueshme dhe e palogjikshme, por ata nuk mund ti shpëtojnë kësaj rrethane.
Sesquipedalophobia - Frika nga fjalët e gjata.
Sesquipedalophobia ose Hippopotomonstrosesquippedaliophobia (për ironi ua kanë vënë emrat e gjatë?) është frika nga fjalët e gjata, fobi në të cilën personi dridhet dhe mbështillet nga një frikë e paarësyeshme e mendimit të shqiptimit të fjalëve me gjatësi të konsiderueshme.
Edhe pse nuk ka të dhëna sa është numri i njerëzve që vuajnë nga kjo besohet se çdo vit ka një numër të konsiderueshëm njerëzish që vuajnë nga kjo gjëndje. Personi i shmang fjalët e gjata si nga përdorimi ashtu edhe nga mësimi i tyre. Madje ata i lidhin fjalët e gjata e të komplikuara me emocionet negative.
Hamartophobia - Frika e mëkatit. Kjo fobi ka të bëjë me frikën e tepruar të kryerjes së mëkateve apo gabimeve, ose të bërit gjënë e gabuar dhe kryesisht prek personat që janë shumë besimtarë.
Gephyrophobia - Frika nga urat.
Gephyrophobia është një çrregullim ankthi që shkaktohet nga frika e urave. Si rezultat të prekurit e kësaj fobie i shmangin rrugët që do t′i çonin mbi ura. Kjo është një fobi relativisht e njohur por shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo nuk e dinë se quhet gephyrophobia.