e diel, 19 shtator 2010

KE do ti'a mbledh betë Serbisë per Kosoven dhe Sanxhakun

Në raportin e vet për përparimin e Serbisë, Komisioni Evropian do t’ia sheh për të madhe bllokimin e Kosovës në të gjitha organizatat ekonomike rajonale, evropiane dhe botërore, që është me pasoja katastrofale për ekonominë e Serbisë dhe të Kosovës ( dhe për bashkësitë e serbëve në Kosovë). 


Mirëpo, problem është edhe situata në Sanxhak, ku Beogradi duhet urgjentisht të ballafaqohet në mënyrë më të mirë, por problematike janë edhe lëshimet me rastin e reformës në drejtësi, liria e medieve, , obstruksioni ndaj punës së agjencisë kundërkorrupsion..., ka thënë për gazetën serbe Blic, Jelko Kacin,  nënkryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore dhe raportues për Serbinë. 

Sipas Kacin,pas  bisedimeve të pritshme Beograd- Prishtinë, para se gjithash duhet të ndryshojnë fundamantalisht  atmosfera dhe dhe raportet e beogradit dhe Prishtinës. Qëllimi i këtyre bisedave nuk guxon të jetë stabilizimi dhe normalizimi i mardhënieve, por krijimi i mardhënieve të sinqerta miqësore dhe të partneritetit në mes të dy palëve.
Temat konkrete që duhet të figurojnë si prioritet janë situata e sigurisë në terren dhe zhvillimi i ekonomisë. Pikërisht në zhvillimin e ekonomisë dhe tregtisë duhet kërkuar çelsin a  hapjes përfundimtare të një kapitulli të ri në historinë e mardhënieve serbe-shqiptare. Liria e lëvizjës nëpër territorin  e Serbisë, po ashtu duhet të sigurohet për qytetarët e Kosovës, si dhe vënia e pikës në incidentet të cilat rregullisht po ndodhin në veriun e Kosovës.
Me ndryshimin e qëndrimit dhe mesazhin që dërgon, Beogradi mund të sjell ndryshim fundamental në raportin e bashkësisë serbe në Kosovë ndaj Prishtinës, ka thënë Kacin.
shko