e mërkurë, 8 shtator 2010

Martohen Ami dhe Ermali

Vetëm një javë pas Xhemit ka vendosur të martohet Ami, moderatoja e spektaklit “Portokalli”. Amarda Toska dhe Mamaqi, të cilët morën përsipër organizimin deri në detaje të dasmës tradicionale të Xhemit, i kanë dhënë vetes vetëm një javë kohë për t’u çlodhur, ndërsa kanë shpërndarë ftesat për ceremoninë e tyre të dasmës që do organizohet më 10 shtator.
Ata janë përpjekur të ruajnë të fshehtë çdo detaj të ceremonisë së tyre, për të cilën kanë pohuar vetëm se do të jetë ndër më të veçantat. Ami realizoi para disa muajsh një set të veçantë fotografish në Venecia, me qëllimin për të promovuar me sharmin e saj linjën e re të fustaneve të nusërisë, që gjenden në agjencinë e saj. Edhe pse e ka provuar fustanin e nusërisë dhe nuk ka asnjë kuriozitet më për të, Ami dhe Ermali u kanë premtuar miqve një surprizë të vërtetë, pasi është rasti më i mirë për të promovuar ashtu si duhet biznesin e tyre. Pas ceremonive dy nuset që janë dhe mikesha me njëra-tjetrën thuhet se do të kalojnë muaj mjalti në Karaibe.
shko