Për të gjithë ata turistë që duan të përjetojnë gjëra fantastike në udhëtimet tyre, sot po iu paraqesim 10 hotele të pazakonta. Një ndër më të veçantit është vila e madhe “Xhirafa” Nairobi në Kenia.
Ky hotel është ndërtuar në vitin 1932, nga z. David Duncan, dhe u modelua sërish më vonë. Ndodhet i lokalizuar në Nairobi, me një pamje nga mali Kilimanxharo. Kjo ndërtesë u hap në vitin 1984 si hotel. Xhirafat e racës Rothschild u transferuan pikërisht në këtë hotel pasi humbën habitatin e tyre natyror. Nëse do ta vizitonit ndonjëherë këtë hotel do të keni mundësi të shikoni xhirafa që fusin kokën në dritaren tuaj, do të keni mundësi ti ushqeni apo të bëni foto me to. Dhe për të gjithë ata që adhurojnë librat dhe diturinë hoteli “Library” në New York është ai që duhet. Katet e tij janë të ndara në 10 seksione të klasifikuara me librari. Aty gjenden libra arti, fetar, filozofik, shkencor e më shumë. Edhe dhomat janë të ndara me libra të temave të ndryshme. Ndërsa hoteli ”V8” në Gjermani është destinacioni perfekt për të gjithë entuziastët e makinave. I gjendur në aeroportin e parë të qytetit ky hotel ofron dhoma me pamje të ndryshme të makinave. Ka dhoma me pamje të një lavazhi për makinat, një garazh me makina Morris Minor, dhe pamje me makina Route 66. Shtrati është një vazhdim i rrugës që shfaqet në pamjen në mur. Gjithçka në këtë hotel nga recepsioni deri tek restoranti të kujton makinat. Për të mos u zgjatur më tepër lexoni më poshtë 10 hotelet më të pazakonta në botë.
10. Vila e madhe “Xhirafa” Nairobi, Kenia
U ndërtua në vitin 1932, nga z. David Duncan, dhe u modelua sërish më vonë. Ndodhet i lokalizuar në Nairobi, me një pamje nga mali Kilimanxharo. Kjo ndërtesë u hap në vitin 1984 si hotel. Xhirafat e racës Rothschild u transferuan pikërisht në këtë hotel pasi humbën habitatin e tyre natyror. Nëse do ta vizitonit ndonjëherë këtë hotel do të keni mundësi të shikoni xhirafa që fusin kokën në dritaren tuaj, do të keni mundësi ti ushqeni apo të bëni foto me to.
9. Hoteli “Library” Manhattan, New York
Për të gjithë ata që adhurojnë librat dhe diturinë hoteli “Library” është ai që duhet. Katet e tij janë të ndara në 10 seksione të klasifikuara me librari. Aty gjenden libra arti, fetar, filozofik, shkencor e më shumë. Edhe dhomat janë të ndara me libra të temave të ndryshme.
8. Hoteli “Karostas Cietum” Liepaja, Latvi
Ndërtesa Karosta Cietum ishte një burg rus dhe mbetet edhe sot e kësaj dite pothuajse i tillë. Në këtë hotel ti fle në qeli të vërteta, larg nga njerëzit e afërt, vetëm më bukë dhe ujë dhe me krevate e susta druri ose hekuri. Ky hotel është i hapur vetëm në periudhën 1 Maj deri në 1 Tetor të çdo viti. Ka pasur zëra se ky hotel është i pushtuar nga shpirtrat, kështu që natën edhe mund të dëgjosh pëshpëritje në qelinë tënde apo edhe të shikosh hije të të burgosurve që kanë qenë më parë aty.
7. Hoteli “Utter Inn” Liqeni Malaren, Suedi
Hoteli “Utter Inn” është një projekt arti nga Mikael Genberg. Duket si një kopsht i vogël, i kuq që ka ngecur në mes të liqenit. Dhomat ndodhen 3 metra nën liqen dhe hyet nëpërmjet shkallëve. Ka dritare rreth e përqark në mënyrë që të mund të shikosh peshqit nga dhoma. Sipër ujit ka një trap me të cilin mund të eksplorosh liqenin dhe ishullin aty afër.
6. Hoteli “Island City” Berlin, Gjermani
Ky hotel i çuditshëm është vepër e artistit Lars Stroschen. Çdo dhomë ka një pamje ndryshe. Ka një dhomë “fluturuese” me dysheme të zhdrejta dhe me shtretër të lëvizshëm. Është dhoma e përmbysur ku gjithçka është me kokë poshtë. Është gjithashtu dhoma e mbushur. Kjo dhomë është e gjitha e mbushur me lëkurë të gjelbër nga tavani në dysheme. Për ata që kanë prirje vampirike ka dhoma që kanë arkivolët si shtretër.
5. Hoteli i xhamtë, Quebec, Kanada
Çdo dhjetor, artistët fillojnë ta ndërtojnë këtë hotel. Ai është i hapur nga 7 Janari deri më 27 Mars. Hotelit i duhen 400 ton akull dhe 12.000 ton dëborë. Ai dizenjohet ndryshe dhe ndërtohet çdo vit. Gjithçka në këtë hotel është prej akulli, duke përfshirë edhe oxhaqet apo gotat për të pirë. Hoteli ka gjithashtu edhe një vend special për dasma që është një nga 10 vendet më të preferuara për dasma.
4. Hoteli “Das Park” Osterreich, Australi
Kemi parë tuba të mëdhenj që përdoren për kanalizime gjatë ndërtimeve por tani hoteli “Das park” të jep mundësinë të qëndrosh brenda tyre. Secili nga këta tuba është gjigant dhe peshon 9.5 ton. Artisti austrian Thomas Latzel Ochoa, ka ven pak dorë në brendësi të këtyre tubave për ti bërë sa më mikpritës. Vizitorët mund të qëndrojnë shume komod brenda tyre gjatë muajve që ky hotel qëndron i hapur, pikërisht në sezonin e verës nga Maji në Tetor. Diçka tjetër e mirë e “Das Park” është se nuk ka çmime të caktuara por vizitorët paguajnë aq sa mendojnë ata se ka vlejtur qëndrimi.
3. Hoteli “V8” Baden- Wurttenberg, Gjermani
Hoteli ”V8” është destinacioni perfekt për të gjithë entuziastët e makinave. I gjendur në aeroportin e parë të qytetit ky hotel ofron dhoma me pamje të ndryshme të makinave. Ka dhoma me pamje të një lavazhi për makinat, një garazh me makina Morris Minor, dhe pamje me makina Route 66. Shtrati është një vazhdim i rrugës që shfaqet në pamjen në mur. Gjithçka në këtë hotel nga recepsioni deri tek restoranti të kujton makinat.
2. Hoteli “Kapsul” Den Haag, Holandë
Këto janë mini-anije mbijetese, ngjyrë portokalli që gjenden në Hag. Meqenëse nuk janë shumë të mëdha ofrojnë vende fjetjeje vetëm për 3 vetë. Hotelet kapsulë ofrojnë një fjetje të tipit James Bond me valixhet e mbijetesës. Ka gjithashtu një videotekë me filma 007, çarçafë mëndafshi, shampanjë dhe top diskoje brenda tyre.
1. Hoteli “Hang Nga” Da Lat, Vietnam
Hoteli “Hang Nga” (ose “Shtëpia e çmendur” siç quhet nga vendasit) është i fshehur larg në malin Da Lat. Shtëpia është konsideruar si një nga pjesët arkitekturore më të pazakonta në Vietnam ku nuk para ndodhen të tilla gjëra. Një pamje e rrallë që përbëhet nga vrima të mëdha kubike dhe dhoma rreth e përqark që bashkohen me anë të urave. Shtëpia gjithashtu ka shtëpi zogjsh, krijime me rrjet merimange dhe kafshë të stërmëdha që krijojnë një atmosferë përralle.










