e hënë, 29 nëntor 2010

Pedofilia në Kosovë alarmuese


Vajza ime 8 vjeçe vitin e kaluar ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga një pedofil i moshës 60-vjeçare. Tani vajza është një fëmijë me probleme të mëdha, dhe mbi të gjitha ka humbur besimin te njerëzit dhe e ardhmja. Ajo sot është një fëmijë i tërhequr dhe vuan për tragjedinë që i ka ndodhur. 


Unë si prind e ndjej veten çdo ditë e më keq, për gjithë atë brutalitet të ashpër që i ka ndodhur vajzës sime, që tani i ka mbushur të nëntat. Dhunuesi pervers, edhe pse është dënuar, ai që vuan më së shumti është fëmija im, dhe unë si prind, kështu rrëfen ngjarjen rrëqethëse nëna N. N., nga Prishtina, pasi që vajza e saj 8-vjeçe është atakuar nga pedofili që i takon së njëjtës lagje
Në anën tjetër, gjyqtarja Fëllëza Kadiu, e cila është marrë me rastin, konfirmon se pedofili është dënuar me 5 vjet burgim dhe sipas saj, ekzistojnë edhe raste të tjera të ngjashme me të cilat është marrë ajo gjatë punës së saj prej gjyqtareje. Në karrierën e saj profesionale, ajo tregon se ka shqiptuar masa të dënimit edhe më të larta, sidomos në rastet kur është përsëritur vepra penale e abuzimit me fëmijët.
shko