e martë, 9 nëntor 2010

Sedorf: Interi nuk është më i rëndësishëm se të tjerët

Derbi lokal ndërmjet Milanit dhe Interit që disa ditë është tema kryesore sportive në Itali. 
 
Veterani holandez në radhët e Milanit, Klarens Sedorf megjithatë këmbëngulë se sfida me Interin nuk është aspak më e rëndësishme se cilado ndeshje tjetër në Serie A.
 
 
“Milan-Inter nuk do të jetë një ndeshje e cila është më e rëndësishme se sa tjerat. Të gjitha sfidat të cilat janë para nesh janë me rëndësi të njëjtë, sepse secila prej tyre vlerësohet njëjtë me pikë”, ka theksuar Sedorf, duke shtuar: “Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit dhe ndaj kujtdo do të mundohemi të marrim maksimumin, pa marrë parasysh në emrin dhe forcën e kundërshtarit”.

Krejt në fund holandezi ka komentuar dhe rolin që kishte në ndeshjen ndaj Barit. “Gjatë karrierës jam mësuar të përshtatem në role të ndryshme. Edhe kur e marrë detyrën pa u pyetur e zbatoj, por më shumë kam dëshirë të luaj menjëherë pas sulmuesve”, ka nënvizuar Sedorf.
shko