e hënë, 10 janar 2011

30 mijë vota i “avullohen” PDK-së

Pjesëmarrja prej rreth 60% e qytetarëve në Skenderaj e Drenas i ka kushtuar me vota Partisë Demokratike të Kosovës. Nga një përllogaritje
të shpejt që portali Indeksonline ka bërë, rezulton se përafërsisht janë rreth 30 mijë vota që PDK-ja ka më pak në Skenderaj e Drenas. E të cilat rezultojnë të vjedhura më 12 dhjetor.
Sipas Demokracisë në Veprim, në Skenderaj kanë marr pjesë rreth 57.9% ndërsa në Drenas 57.7%. Në Deçan 33.79%, në Lipjan 53 % kurse në Malishevë 36%.  Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja në Skenderaj ka fituar 96.4 % të votave ndërsa në Drenas 92.8%. Në zgjedhjet e anuluara të 12 dhjetorit, në rajonin e Drenicës ishte regjistruar një pjesëmarrje me mbi 94%, që më vonë rezultuan si të manipuluara. /indeksonline
shko