e diel, 9 janar 2011

Një serb vret fëmijën trevjeçar në Austri

Policia e Austrisë ka lëshuar një flet arrestim ndërkombëtar për shtetasin serb, Mirosllav Maleqtiq (25 vjeçar, në foto) për shkak të dyshimit se e ka rrahur për vdekje një fëmijë trevjeçar, me nënën e të cilit ka qenë në lidhje dashurie.

Shtetasi serb dyshohet edhe për shkaktim të lëndimeve fëmijës

tjetër të së dashurës, në moshë 6-vjeçare.

Policia dhe Ndihma e shpejtë në qytetin Bregenz janë thirrur nga i dyshuari, por në banesë kanë gjetur fëmijën 3-vjeçar të shtrirë të palëvizshëm në dysheme. Ata janë përpjekur ta rianimojnë, por fëmija ka vdekur nga pasojat e lëndimeve të rënda. Pasa arritjes së ndihmës, serbi Maletiq, i cili i ruante fëmijët derisa e dashura e tij gjendej në punë, ka ikur nga banesa pa gjurmë. 


Siç merret vesh jo zyrtarisht, ky i dyshuar ka qenë i njohur për policinë austriake si person i dhunshëm, ndaj të cilit edhe në të kaluarën janë bërë disa paraqitje për shkak të kërcënimeve dhe shkaktimit të lëndimeve./koha
shko