e premte, 25 mars 2011

Fituesi i "BB3" Jetmiri, Ermela e meriton te fitoj "BB4"


Është “Big Brotheri i 4-t” që po zhvillohet, çfarë ka sjellë të re, sipas jush?
Nuk mund të flas për risi, por më duhet të them që është një program që ka një audiencë të gjerë dhe është goxha i ndjekur.

Si ju duket përzgjedhja e banorëve pjesëmarrës?
Nuk e di, personat që merren me përzgjedhjen e konkurrentëve duhet të kenë parë diçka interesante në karakteret e tyre, përderisa i kanë përzgjedhur.
Mendoni më shumë se po luajnë, apo janë vetvetja?
Pavarësisht se qëllimi i kujtdo është të jetë vetvetja dhe të tregojë më të mirën e tij, pa dashur nxjerrin pjesë të vetes.
Cili karakter ka më shumë mundësi fitimi, sipas jush?
Mendoj se Ermela është njeriu që po përjeton sfidën ndaj të gjithëve dhe më duhet të shtoj se një vajzë e re pa komplekse i duhej këtij realityshow, dhe jo vetëm, por është super inteligjente, pavarësisht se kushtet e shtyjnë të duket ndoshta vulgare.
Mendoni se po e ekzagjerojnë në sjellje për të rënë në sy?
Po, dikush ka marrë përsipër të bëj intelektualin, dikush prindin, dikush tjetër të jetojë aventurën, më duhet të them vetëm që duhet jetuar si eksperiencë dhe nuk ka nevoje për t’u bërë shembull për të tjerët.
Po lidhjet aty brenda, si ju duken… çdo gjë është për show, sipas jush?
Sa për lidhjet janë të lirë dhe fatmirësisht nuk kanë komplekse, më duket banale të diskutohet sa e vërtetë është lidhja kur fundja çdo njeri prej tyre ka zgjedh një person për të bashkëjetuar brenda lojës.
Deri ku shkon show në këtë “BB”?
Nuk mund të them deri ku shkon show, por më duhet të them që është mirë të tregojnë veten, pasi po stonojnë duke marrë përsipër të tregohen sa më korrekt e të ditur. Po të ishit ju aty, mendoni se do të ishit komod me ata banorë? (qesh) nuk flitet për komoditet, por, më duhet të them që, po të isha pjesë e show-t, do të nxirrja kthetrat e do të tregoja sa më vlente lëkura.

Çfarë duhet të bëjnë ata ndryshe për të qenë ndoshta më mirë?
Të mos kenë frikë, të nxjerrin atë që janë dhe ta jetojnë me lirshmërinë e përditshme.
Sipas jush, çfarë pranohet dhe çfarë nuk pranohet në një “Big Brother Albania”?
Gjithçka pranohet në “Big Brother”, e rëndësishme është që personat pjesëmarrës të krijojnë./vi

shko