e shtunë, 5 mars 2011

Kundërshtohet pjesëmarrja e presidentit në “Epopenë e UÇK-së”

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë njoftuar se janë kundër pjesëmarrjes së presidentit të sapozgjedhur të Kosovës, Behgjet Pacolli në manifestimin e së shtunës të “Epopesë së UÇK-së”, njoftoi Klan Kosova.

Por, Presidenca nëpërmjet një kumtese për media ka njoftuar se, pavarësisht këtij paralajmërimi, presidenti Pacolli do të vizitojë të shtunën Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku organizohet ceremonia e parakalimit para Gardës së FSK-së.

Ndërsa, po ashtu është bërë e ditur se presidenti do të merr pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Është paralajmëruar se presidenti do të bëjë edhe një parakalim para ushtarëve të FSK-së.

Sot ka filluar manifestimi tashmë tradicional, Epopeja e UÇK-së./kn
shko