Shkodrani ndihet veçanërisht krenar për faktin që u bë njeriu i parë në histori që valëviti flamurin tonë në skajin më të verior të botës.
”Kam bërë shumë eksplorime, por piku, kulmi i karrierës sime ishte në vitin 1994, kur vizitova Polin e Veriut”, thotë Uruçi. “Flamuri i vendosur atje, është i datës 14 tetor 1994 dhe e kam vendosur unë”.
Ajo datë është gdhendur më shumë se të gjitha në kujtimet e jetës së larmishme së 65-vjeçarit. Vendosja e flamurit tonë kombëtar përkrah flamurëve nga e gjithë bota ishte një mision më vete për Gëzimin.
”Grumbuillimi u bë në Oslo dhe të gjitha ishin të paguara, pasi kishim sponsor. Dhjetë ditë u njohëm vetëm me hartat dhe me klimatizimin, duke shkuar në ekstremitetin më verior të Norvegjisë”.
Udhëtimi në Polin e Veriut ishte një dhuratë që iu bë eksploruesve nga Europa Lindore, pas rënieve të sistemeve komuniste. Për Gëzimin, ishte një fat shumë i madh që midis kandidaturave të tjera, në fund u përzgjodh ai.
”Në Polin e Veriut ishim gjashtë persona që kishim dalë nga diktaturat e Europës Lindore dhe na dhanë këtë kënaqësi, që të bëheshim të parët nga vendet tona që vendosnim flamurin në skajin verior të Tokës”, kujton Uruçi.
”Ato ekspedita ishin të planifikuara deri në detajet më të vogla. Nuk mungonte asgjë, as pije, as ushqim, absolutisht asgjë. Jeta ishte njësoj si në Tiranë apo Paris”.
Prej vitesh, jashtë kamerave, janë formuar polemika se kush ishte i pari që vendosi flamurin tonë në Pol, por Gëzimi jep argumentat e tij: “Në Polin e Veriut ka një zyrë, një kancelari ku regjistrohen vizitorët.
Unë i pyeta nëse kishte patur ndonjë shqiptar që kishte shkelur më parë atë truall dhe më thanë që jo, se unë isha i pari. Më dhanë të shikoja librin e regjistrimeve, të cilin e kontrollova me vëmendje dhe nuk pashë asnjë lloj firme tjetër me emër shqiptar”.
Gëzimi kujton se kur në vendin tonë sapo kishte nisur stina e vjeshtës, në Polin e Veriut ishte nata e plotë polare, me natën që zgjat gjashtë muaj.
Megjithatë, temperaturat nën minus 50 gradë, nuk e penguan Zotin Uruçi që të shpaloste një prej cilësive më të natyrshme të shkodranëve, humorin.
”I thashë shoqëruesve të mi se duke qenë në Polin e Veriut, kisha ndërmend të shkelja të gjithë territoret e botës. Kështu, shkova në tabelën honorifike që lexon “Pol i Veriut”, e vendosur në 90 gradë, pra në majën e vërtetë të Tokës.
Që atje dalin të gjithë meridianet që përshkrojnë globin. Unë vajta tek tabela dhe u rrotullova përreth saj, duke bërë që të kaloja të gjithë meridanet. Në këtë formë, i bie të kem përshkruar të gjithë planetin”.
Edhe pse në moshën e pensionit, Gëzimi është i vendosur që të vazhdojë karrierën e tij të mrekullueshme. Pasi ka vizituar më shumë se 300 shpella dhe ka shkelur mbi 700 maja, për shkodranin mbeten ende ambicjet të tjera për të realizuar.
”Aktualisht po përgatitem për një ekspeditë tjetër, e cila do të realizohet në Gjermani dhe në Bullgari”, thotë ai. Megjithatë, siç thotë ai vetë, tetori 1994 do të mbetet gjithmonë muaji më i shënuar i jetës së Gëzimit./tch